Cilët jemi

About us

Rrugëtimi profesional i Antonio La Falce fillon në moshën 26 vjeçare, me një qasje të parë drejt botës së fitness-it. Pas pak vitesh, ai konkretizon një ëndërr dhe në një kohë të shkurtër, qendrën ku punonte si instruktor e shndërron në një qendër të kompletuar me të gjitha shërbimet, duke përfshirë zonën e mirëqënies, e cila deri në atë kohë nuk ishte e njohur. Falë kreativitetit të tij, ai arrin formatin e tij të parë të qendrës wellness (së mirëqënies) në brendësi të botës së fitness-it, duke grumbulluar aprovime dhe kënaqësi si në nivel personal, ashtu edhe në atë profesional.

Pas disa vitesh realizon disa brand-e të rëndësishme si Epilrent e Furo Benessere, një qendër shumë e njohur e mirëqënies e cila fillimisht ndodhej në Rrugën Sistina në Romë dhe më vonë zgjerohet dhe transferohet 5oo metra nga muret e Vatikanit në një pallat 5 katësh dhe përbëhet nga një qendër mirëqënieje, parukeri, 6 suita, studio mjekësore dhe solarium.

Suksesi nuk vonon të arrijë pikën kur shumë personazhe të njohur të botës së spektaklit do ta konsiderojnë si pikë referimi, falë profesionalitetit të shkëlqyer dhe parkut të tij teknologjik gjithnjë avangardë.

Këtë e dëshmojnë vlerësimet dhe reçensionet e shumta, përveç transmetimeve në disa kanale televizive kombëtare. Edhe në këtë rast, largpamësia do të sjellë qendrën e parë CITY SPA në kryeqytet, ku mund të kaloheshin ditë fantastike relaksi, pa qenë nevoja të transferoheshe në distanca të largëta. Duke marrë parasysh trendet e ndryshme komerciale, ai realizon një format ekskluziv dhe inovativ për qendrat komerciale, një markë që do të merrte emrin “HIN sun & wellness” (HIN diell & mirëqënie).

Ky Brand do të lërë për herë të parë një gjurmë tek qendrat estetike në brendësi të qendrave tregtare. Në fakt, realizohet një qendër mirëqënieje dhe solariumi e një niveli të lartë dhe me kosto të konkurrueshme.

Projektimi tërheqës i karakterizuar nga ujëvara të mëdha mbi vetratat e jashtme të galerisë, ngjallin interes tek ata që janë të pranishëm me formate të tjera në brendësi të qendrave të tjera tregtare konkurrente.

Këto realizime, si Brand-et: EPIL RENT, FURO, HIN, fitojnë sukses edhe falë zgjedhjeve teknologjike që mbështesin konsulentë dhe bashkëpunëtorë të mëdhenj dhe ekspertë të sektorit. Sot kemi një skuadër teknikësh profesionistë dhe ekspertë të teknologjisë në komunikim komercial dhe marketing, me të cilat asiston shumë qendra në të gjithë Italinë, duke dhënë mbështetje për rritjen e instituteve të orientuara drejt cilësisë profesionale ekskluzive.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, është krijimi i një linje kozmetike për fytyrën, COSMETICA HIN RARE GEMS, totalisht pa konservantë dhe me lëndë të parë natyrale tepër cilësore dhe të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, nga ato më të ndjeshmet deri tek ato të mbi-trajtuarat. Me linjat DIAMANTE, PERLA dhe RUBINO, frute të kërkimeve dhe cilësisë italiane, dallohen për elegancën, prestigjin dhe natyralitetin. Gjithashtu, është gati duke dalë linja e trupit e cila, sikurse linja e fytyrës, do të dallohet nga masa e prodhuesve të tjerë të kozmetikës.

logo facebook

Rrugëtimi i rritjes 100% italiane

Formula Sharing për Lazer

Analiza e tregut të jashtëm

HIN Technology

Qiraja e financuar nga ne për teknologjitë VSHAPE, RADIO FREQUENZA (radio frekuenca), LUCE PULSATA (dritë pulsuese), CAVITAZIONE (kavitacioni)

Franchising HIN Wellness

I financuar nga ne

Linja HIN Cosmetic

Marka HIN

Hapja e qendrës së parë pilote

Epilrent

Qira e teknologjive të epilacionit

Questo sito fa uso di cookie. Utilizziamo sia cookies tecnici sia cookies di parti terze. Può conoscere i dettagli consultando la nostra informativa della privacy policy.
Premendo OK prosegui nella navigazione accettando l’uso dei cookie; in caso contrario è possibile abbandonare il sito.