HT beauty spa

 

Projekti mbështetës i përkatësimit me formulë revolucionare, i financuar pothuajse tërësisht nga HINTIME që ju jep mundësinë për të hapur një qendër polispecialistik “HINTIME BEAUTY&SPA” në ekskluzivitet dhe kohë shumë të shkurtër, pa asnjë lloj tipi financimi dhe me çmime të papërfillshme. Të vetmet karakteristika thelbësore që duhet të ketë jane: aftësi të mira sipërmarrëse dhe dëshirë për të bërë biznes.

Hape edhe ti qendrën tënde specialistike.

Është një markë e studjuar mbi bazën e eksperiencave të mëparshme në sektorin estetik. Përmbledh në vetvete idenë e një formati për qendrat estetike, të mirëqënies dhe solariumit. “Çelësat në dorë”.

Projektimi i këtij formati zhvillohet falë një iniciative origjinale që e bën të dallueshëm nga të gjithë konkurrentët e tjerë, me qëllimin për të arritur një impakt të fortë dhe të tërheqë vëmendjen e klientëve, i cili shpesh gjendet larg nga këto shërbime për shkak të një cilësie te dobët të imazhit.

Si funksionon?

Kompania jonë financon totalisht investimin për hapjen e qendrës (përjashtuar ristrukturimin) pa qenë nevoja për të impenjuar sipërmarrësin me asnjë financim.
konsulentët tanë do të vinë pranë qytetit tuaj për t’ju ndihmuar në kërkimin e një vendndodhjeje të përshtatshme, duke ndjekur që nga fillimi aspektin burokratik për hapjen e qendrës, si edhe mbështetjen administrative dhe ligjore për të ndjekur të gjitha praktikat e nevojshme (lejet, autorizimet mjekësore, etj.).

Së bashku me arkitektin tuaj, do të kujdesen për shfrytëzimin e hapësirave të brendshme. Në rast se do të ishte e nevojshme, mund të vënë në dispozicionin tuaj një arkitekt (shërbim me pagesë pasi është i përjashtuar nga kjo formulë), për të garantuar një shfrytëzim dhe dispozicion korrekt të hapësirave të brendshme nga këndvështrimi teknik, dhe në të njëjtën kohë, për të siguruar një aspekt të rafinuar dhe elegant.  

 

Questo sito fa uso di cookie. Utilizziamo sia cookies tecnici sia cookies di parti terze. Può conoscere i dettagli consultando la nostra informativa della privacy policy.
Premendo OK prosegui nella navigazione accettando l’uso dei cookie; in caso contrario è possibile abbandonare il sito.