tbp top

tbp 1

TIME BODY PROJECT

Nga eksperienca e gjatë tridhjetë vjeçare e HINTIME GROUP, lind projekti i ri TIME BODY PROJECT, një projekt unik në llojin e tij.

Veçantia e këtij projekti shpjegohet në një qasje multi-disiplinare, duke u bazuar në programe ushqyese specifike për imperfeksionet të kombinuara me përdorimin simultan të bioteknologjive dhe kozmetikave.

VEPRIMI NËPËRMJET INSTRUMENTAVE TË NDRYSHËM MUNDËSON GARANTIMIN E REZULTATEVE EFIKASE DHE TË ZGJATURA NË KOHË.

Një metodë e vërtetë për ata që duan të zhvillojnë apo të zgjerojnë një hapësirë të re biznesi, falë sinergjisë së ...

VIZIONIT TONË
Të përmirësojnë cilësinë e jetës së njerëzve!
MISIONI YNË
Të edukojmë njerëzit që të kujdesen për trupin e tyre!

 

tbp bottom side

HINTIME NUTRITION

Krenaria e projektit është HINTIME NUTRITION (të ushqyerit Hintime) e cila ofron një rrugëtim 360° për arritjen e një siluete ideale dhe peshës së duhur.

HINTIME NUTRITION (të ushqyerit Hintime) ofron një shërbim ekskluziv pranë qendrës estetike, që do të kthehet në një pikë referimi në territor në sektorin e dobësimit të lokalizuar dhe ri-modelimit.

Rëndësia e të ushqyerit të shëndetshëm!

Përforcon organizmin dhe siguron energjinë e përditshme të nevojshme për të kryer të gjitha funksionet.

Të ushqyerit e shëndetshëm ndihmon në parandalimin e disa patologjive dhe forcon sistemin imunitar, duke na mbrojtur kështu nga patologji të tjera që janë të lidhura direkt me të ushqyerit.

PROJEKTI

Merr jetë duke zhvilluar një edukim ushqimor dhe përqëndron vëmendjen tek klienti, duke njohur specifikat e tij, me qëllim përmirësimin jo vetëm të imazhit por edhe të “shëndetit” dhe krijimin e kurave të vërteta të bukurisë.  

Veçantia e projektit shpjegohet me një qasje multi-disiplinare në të cilën integrohen metodika të ndryshme që veprojnë mbi planet e zonave të trupit, duke vënë në zbatim programe ushqimore specifike për imperfeksionin e evidentuar dhe përdorimin simultan të bioteknologjive dhe kozmetikave.

Kjo qasje nuk ndikon vetëm në trupin tonë por edhe në proçeset energjike, psikologjike dhe shpirtërore!

Questo sito fa uso di cookie. Utilizziamo sia cookies tecnici sia cookies di parti terze. Può conoscere i dettagli consultando la nostra informativa della privacy policy.
Premendo OK prosegui nella navigazione accettando l’uso dei cookie; in caso contrario è possibile abbandonare il sito.