Radio-Frekuenca Rezistive

E njohur dhe e përdorur për qëllime kirurgjike prej 50 vjetësh, gjatë gjithë kohës, me zhvillimin e teknologjive jo-invazive, kundrejt teknologjive kirurgjike, radio-frekuenca është përhapur gjerësisht duke e zgjeruar fushën e vet të aplikacioneve fizioterapike dhe estetike: "DIATERMIA". Valët e radio-frekuencës riaktivizojnë burimet e organizmit për të ristabilizuar harmoninë e të gjithë komponentëve të mirëqënies dhe bukurisë. Ato ngrohin në mënyrë të njëtrajtshme shtresat më të thella të lëkurës - dermën – duke mbrojtur në të njëjtën kohë ato më sipërfaqësoret - epidermën. Veprimi mbi dermën i intereson së tepërmi fibrave të kolagjenit (fibroblastet), të cilat të stimuluara nga ngrohtësia, kontraktohen duke rritur prodhimin.

Si funksionon diatermia

Trajtimi me Radio-frekuencë konsiston në kalimin e energjisë elektromagnetike me frekuencë të lartë nëpërmjet lëkurës, duke gjeneruar formimin e ngrohtësisë endogjene dhe rrjedhimisht, rritjen e prodhimit natyral të kolagjenit në zonën e trajtuar. Kështu, radio-frekuenca aplikohet kryesisht për trajtimet e rrudhave, relaksimin e lëkurës, celulitit dhe masave dhjamore. Pasi identifikohet dhe shënohet zona që do të trajtohet, veprohet nëpërmjet një doreze të ftohtë që ngre temperaturën duke arritur kështu një "kontraksion" të fibrave të kolagjenit, me një prodhim të ri të tij, duke mundësuar një aksion antiageing (kundër moshës) dhe një rimodelim të lëkurës.

APLIKACIONET DHE EFEKTET

Trajtimi është i shpejtë, pa dhimbje dhe ofron rezultate të dukshme.

  • Kohëzgjatja nga 20 min. deri 2 orë, sipas sipërfaqes që trajtohet, mbi çdo lloj lëkure me siguri absolute.
  • Rrit shpejtësinë e fluksit të gjakut në mikro-cikël.
  • Eliminon grumbullimin e lëngjeve nëpër kapilarë.
  • Çliron indet e lëkurës nga bllokimet edematoze.
  • Ristabilizon temperaturën e nevojshme për të rifilluar lipolizën.
  • Ndërpret reaksionin fibrotik të nën-lëkurës.
  • Përmirëson kushtet e qarkullimit dhe oksigjenimit të strukturave anatomike të përfshira në trajtim.
  • Redukton shenjat e lëkurës së maturuar.
  • Redukton dukshëm rrudhat që në aplikimet e para.
  • Redukton lëshimin e lëkurës.
  • Redukton efektet e celulitit.
SKEDA TEKNIKE
  • Temperatura e punës: 10°C - 30°C
  • Lagështia relative: ²80%
  • Presioni atmosferik barometrik: 86kpa 106kpa
  • Tensioni i ushqyesit: 220 - 200 W 50Hz/60Hz±1 Hz
  • Fuqia maksimale e përthithur: 250 W
  • Fuqia maksimale e ouput-it: 50 W +/- 10%
  • Rregullimi i daljes: 10 nivele
  • Koha e trajtimit e ndryshueshme: 0 - 30 Minuta
  • Programi i trupit dhe i fytyrës
  • Ekran me ngjyra LCD dhe me prekje: për versionin e Klasës I tipi B
  • Distributor: Ross Group srl Italy

Questo sito fa uso di cookie. Utilizziamo sia cookies tecnici sia cookies di parti terze. Può conoscere i dettagli consultando la nostra informativa della privacy policy.
Premendo OK prosegui nella navigazione accettando l’uso dei cookie; in caso contrario è possibile abbandonare il sito.